Inflacioni në Turqi në nivelin më të ulët të viteve të fundit
Ankara, 7 prill - Sipas një ankete të publikuar në portalin e lajmeve ekonomike online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bloomberg, inflacioni në Turqi ka rënë nivelin më të ulët të tre viteve të fundit.
Në Turqi inflacioni ka shënuar nivelin më të ulët në bazë vjetore gjatë tre viteve të fundit duke i ofruar Bankës Qendrore më shumë fushëveprimi për të ulur normat bazë të interesit.
Sipas analistëve që kanë marrë pjesë në anketën e Bloomberg-ut, rritjet e çmimeve për muajin shkurt kanë rënë nga 8,78% në 7,46%, kurse raporti i perspektivës mesatare ka mbetur nën nivelin e 8,2%.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) deklaroi se rritja vjetore në çmimet e ushqimeve në muajin mars krahasuar me muajin e mëparshëm ka rënë nga 8,83% në 4,58%. Pas këtyre deklarimeve lira turke nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Guvernatori i Bankës Qendrore turke, Erdem Başçı tha se pas uljes muajin e kaluar të normës bazë të interesit me maturim njëditor nga Banka Qendrore ngadalësimi që është vënë re në inflacionin e muajit mars me bazë vjetore mund të ketë ndodhur për arsye të rritjes së fortë që inflacioni pësoi vitin e kaluar.