Inflacioni në Turqi ka rënë me 0,51 për qind
Inflacioni në Turqi ka rënë me 0,51 për qind në bazë mujore dhe është realizuar nën parashikime.
Ndërsa inflacioni vjetor ka rezultuar në 7,2 për qind, duke prekur nivelin më të ulët të 2 viteve të fundit.
Kështu inflacioni në Turqi ka rënë në nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2013.
Sa i përket Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK), rritja më e madhe është konstatuar në grupin e argëtimit dhe kulturës me 2,64 për qind. Brenda këtij grupi, rritja më e lartë e çmimit gjatë muajit qershor 2015 është regjistruar në shëtitjet njëjavore ose më të gjata brenda vendit.
Nga ana tjetër, çmimet e lëndëve ushqimore, të cilat pësonin rritje prej një kohe të gjatë, këtë herë janë ulur.
Ulja më e madhe e çmimeve në bazë mujore në Turqi është regjistruar në grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike.