Inflacioni në Turqi do të realizohet në nivelin 8 për qind
Ankara, 8 mars - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Fitch Ratings, publikoi raportin e saj të fundit mbi Perspektivën Ekonomike Globale, ku thekson se këtë vit në Turqi pritet rritje ekonomike e moderuar.
Sipas parashikimeve të raportit në fjalë, inflacioni në Turqi do të realizohet në nivelin 8 për qind në fund të vitit 2017 dhe do të bjerë në 7,5 për qind në fund të 2018-s.
Pasi parashikon që politika monetare mbi normat e interesit do të ketë një ecuri rreth nivelit 9 për qind në fund të këtij viti dhe atij të ardhshëm, raporti i kësaj agjencie nënvizon se përmirësimi i moderuar i eksporteve do të mbështesë fuqishëm tregtinë neto.
Fitch Ratings njoftoi gjithashtu se rritja ekonomike mesatare e Turqisë gjatë viteve 2017 dhe 2018 pritet të jetë në nivelin 2,6 për qind.