Inflacioni në Sudan arrin në 41.6 për qind
Khartoum, 9 gusht - Inflacioni në Sudan përgjatë muajit qershor ka pësuar rritje prej 37.2 për qind dhe ka kapur shifrën prej 41.6 për qind gjatë këtij muaji.
Sipas një njoftimi të agjencisë informative ISNA produktet ushqimore dhe veshmbathjet kanë pësuar rritjen më të madhe të çmimeve me 11.6 për qind, ndërsa mishi është shtuar me 6.5 për qind.
Ministri sudanez i financave muajin dhjetor kishte deklaruar se do të ulë inflacionin deri në masën 17 për qind.