Inflacioni në Eurozonë zvogëlohet për 2 për qind
Bruksel, 1 mars - Niveli i inflacionit në Eurozonë u zvogëlua në 2 për qind në muajin janar, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e enjte.
Sipas ekspertëve, një forcim relativ i monedhës së përbashkët është ndikuar nga masat e forta të kursimit dhe rënia e fuqisë blerëse, që kanë ndikuar në rënien e sasisë së euros në treg.
Një e dhënë e tillë mund të ndikojë që Banka Qendrore Europiane të reduktojë normën bazë të interesit në takimin e saj të ardhshëm, në mënyrë që të ndikojë në rritjen e likuiditeteve në treg.