Inflacioni në Eurozonë vlërësohet i qëndrueshëm
Bruksel, 17 nëntor - Inflacioni në Eurozonë paraqitet i qëndrueshëm sipas të dhënave të nëntorit të publikuara të enjten nga Agjencia Europiane e Statistikave Eurostat-i.
Inflacioni i regjistruar në tetor ka qenë 3 për qind, duke ruajtur të njëjtin nivel ashtu si edhe në muajin shtator.
Në të njëjtën kohë, në 27 vendet e Bashkimit Europian përqindja e inflacionit vjetor është regjistruar 3.4 për qind.
Mes vendeve anëtare të Unionit, në tetor përqindja më e ulët e inflacionit është regjistruar në Suedi dhe më me lartë është Mbretërinë e Bashkuar.