Inflacioni në Eurozonë regjistron rënie për 2 për qind
Bruksel, 2 shkurt - Inflacioni regjistroi një rënie të konsiderueshme në zonën euro duke arritur përgjatë muajit janar pragun e dy për qind, e caktuar nga Banka Qëndrore Evropiane (BQE).
\"Norma vjetore e inflacionit të zonës euro është vlerësuar në dy për qind në janar, një rënie në krahasim me dhjetorin, në 2,2 për qind\", theksoi Zyra evropiane e Statistikave, Eurostat në një vlerësim paraprak.
Kjo shifër është niveli më i ulët i regjistruar që nga nëntori i vitit 2010.
\"Kjo përforcon idenë se inflacioni nuk përbën një rrezik për të ardhmen e afërt\", deklaroi Martin Van Vliet, ekonomist i bankës \"ING\".
Eurostat veçon përbërësit kryesorë të inflacionit. Edhe një herë tjetër, energjia elektrike pritet të regjistrojë një nivel më të lartë vjetor në janar, në 3,9 për qind, por një ulje e ndjeshme në krahasim me dhjetorin në 5,2 për qind.
Më pas vijnë ushqimet, pijet alkoolike dhe duhani, në 3,2 për qind, i njëjti nivel si në dhjetor.