23 Dhjetor 2024

Inflacioni në Eurozonë pësoi ulje në korrik

Bruksel, 30 korrik - Në korrik të këtij viti, inflacioni në eurozonë arriti nivelin 2.5 për qind, pak më i ulët se disa muaj më parë, raporton Eurostati më 29 korrik.

Dhjetorin e kaluar përqindja e inflacionit në eurozonë e kaloi nivelin 2 për qind, përcaktuar si kufij nga Banka Qendrore Evropiane. Më vonë inflacioni u rrit vazhdimisht deri në 2.8 për qind.

Për të zbutur presionin gjithnjë e më të madh të inflacionit, Banka Qendrore Evropiane rriti interesat përkatësisht në prill dhe korrik.

Analistët thanë se me rritjen e çmimit të energjisë dhe të lëndëve të para, eurozona ndodhet ende përpara presioneve inflacioniste dhe nuk përjashtohet mundësia e rritjes përsëri të interesave brenda vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)