Inflacioni në Eurozonë mbetet 0,2 për qind
Bruksel, 6 janar - Vlera e të mirave dhe shërbimeve në Eurozonë u rrit me 0,2 për qind në vit në muajin dhjetor, sipas vlerësimeve të publikuara sot, ndërsa analistët kishin parashikuar një rritje më të madhe.
Por nga ana tjetër frika për deflacion ka pushtuar 19 vendet e bllokut evropian, që janë duke u munduar të ngrenë ekonominë e tyre pas më shumë se dy vite recesion.
Analistët prisnin një rritje me 0,4 për qind, pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) u përpoq muajin e fundit për një zgjatje të periudhës së deflacionit.
Nga ana tjetër të dhënat mbi inflacionin mbeten të pandryshueshme nga muaji i kaluar, sipas analizave të Agjencisë Evropiane të Statistikave (EUROSTAT).