Inflacioni në Britani të Madhe arrin në nivel rekord
Londër, 23 mars - Inflacioni vjetor i Britanisë së Madhe në muajin shkurt arriti në nivel rekord prej 6,2 për qind, niveli më i lartë që nga viti 1992.
Sipas autoritetit statistikor të vendit, norma u rrit nga 5,5 për qind sa ishte në janar.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se rritja erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve, produkteve të qëndrueshme, mallrave të konsumit dhe energjisë.
“Energjia, karburantet motorike dhe makinat e përdorura kanë ushtruar presion të fortë ndaj inflacionit, ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur gjithashtu”, tha ONS.
Në muajin shkurt, norma vjetore e inflacionit ishte 5,9 për qind në eurozonë dhe 6,2 për qind në Bashkimin Evropian (BE).