21 Dhjetor 2024

Inflacioni në BE arriti në 8.1 për qind

Bruksel, 18 maj - Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) ka bërë të ditur se inflacioni vjetor për muajin prill në Bashkimin Evropian u rrit në 8.1 për qind me efektin e rritjes të çmimeve të energjisë.

Eurostat publikoi të dhënat vjetore të inflacionit për muajin prill në BE dhe Eurozonë. Sipas kësaj, inflacioni vjetor në Eurozonë, i cili në muajin mars ishte 7.4 për qind, ka ruajtur nivelin e tij edhe në muajin prill.

Ndërsa, inflacioni vjetor në BE, i cili në muajin mars ishte 7.8 për qind, u rrit në 8.1 për qind në prill.

Norma e inflacionit në fjalë, në prillin e vitit të kaluar ishte 1.6 për qind në Eurozonë dhe në BE në nivelin e 2 për qind.

Regjistrimet e inflacionit për Eurozonën filluan të mbahen që nga viti 1997. Në këtë mënyrë, inflacioni në prill ashtu si në mars në Eurozonë arriti në nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit në të cilën janë mbledhur të dhënat nga Eurostat.

Në prill, kontributin më të madh në rritjen vjetore të inflacionit në Eurozonë e kanë pasur produktet e energjisë me 3.7 për qind.

Energjia u pasua respektivisht nga shërbimet 1.38 për qind, produktet e ushqimit, alkoolit dhe duhanit 1.35 për qind dhe 1.02 për qind produktet industriale joenergjetike.

Në prill, në Gjermani inflacioni u përcaktua 7.8 për qind, në Francë 5.4 për qind, në Spanjë 8.3 për qind, në Itali 6.3 për qind, në Holandë 11.2 për qind, në Belgjikë 9.3 për qind, në Çeki 13.2 për qind, në Lituani 16.6 për qind dhe në Estoni 19.1 për qind.

Inflacioni është shumë mbi objektivin prej 2 për qind të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Rritja e inflacionit kohët e fundit ka shqetësuar edhe evropianët.

Në Evropë tërheq vëmendjen rritja e çmimeve të përgjithshme, veçanërisht në produktet ushqimore bazë dhe ato të energjisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)