Inflacioni i konsumit në Britani rritet në 10.1 për qinnd
Londër, 19 tetor - Norma vjetore e inflacionit të konsumit në Britani të Madhe u rrit në 10.1 për qind në shtator, nga 9.9 për qind në gusht, treguan sot të dhënat zyrtare.
Inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, thuhet në deklaratën e Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS).
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 14.5 për qind në bazë vjetore në shtator, duke shkuar në 13.1 për qind në gusht. Ky është ritmi më i madh i rritjes që nga prilli i vitit 1980.
Inflacioni bazë vjetor, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 6.5 për qind në shtator, që ishte niveli më i lartë në histori.
Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit në Britani u rrit për 0.5 për qind në shtator.