23 Dhjetor 2024

Inflacioni i Kinës arriti në nivele rekord

Pekin, 11 gusht - Inflacioni i Kinës, ekonomisë së 2-të më të madhe në botë, arriti në nivele rekord.

Duke filluar nga muaji korrik, inflacioni vjetor në Kinë shënon 6,5 për qind.

Inflacioni në Republikën Popullore të Kinës, e cila është ekonomia e 2-të më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theu rekordin e 3 viteve të fundit.

Instituti kinez i Statistikave bëri të ditur se Indeksi i Çmimit të Konsumatorit, i cili është edhe treguesi kryesor i inflacionit në Kinë, duke filluar nga korriku ka arritur nivelin 6,5% në bazë vjetore.

Shkaku primar i inflacionit, që në këtë vend kapi pikën më të lartë të 37 muajve të fundit, tregohet të jetë rritja e çmimeve të ushqimit.

Ekspertët theksojnë që Kina, nëse situata vijon të jetë e tillë, do të hasë në shumë vështirësi për të mos devijuar nga objektivi 2011 i inflacionit, i cili për këtë vit ishte përcaktuar si 4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)