03 Maj 2024

Inflacion rekord prej 109 për qind në Bjellorusi

Minsk, 11 janar - Inflacioni në Bjellorusi në vitin 2011 arriti treguesin rekord 109 për qind, sipas të dhënave të bëra publike nga Komiteti Kombëtar Statistikor i Republikës.

Indeksi i çmimeve të konsumit për mallrat dhe shërbimet në dhjetor të vitit 2011 krahasuar me dhjetorin e vitit 2010 arriti në 208.7 për qind, ndërkohë që indeksi i çmimeve të prodhuesve të mallrave industriale përbëri 249.4%, kurse indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore - 225 për qind.

Vështirësitë serioze në ekonominë e Bjellorusisë filluan në pranverën e vitit të kaluar.

Që nga ajo kohë qeveria e vendit ka ngritur vazhdimisht çmimet e shitjes me pakicë  - të bukës, mishit, cigareve dhe produkteve të tjera ushqimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)