Infalcioni në Eurozonë mbetet në nivelin 1,5 për qind
Në gusht, çmimet e konsumit në 19 vendet, që përdorin monedhën unike, ishin rritur gjithashtu me 1,5 për qind.
Ky nivel inflacioni mbetet larg objektivit të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), e cila konsideron se një rritje e çmimeve pranë nivelit 2 për qind është një shenjë e shëndetit të mirë të ekonomisë.
Ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian inflacioni arriti 1,8 për qind në shtator, ndërkohë që në muajin gusht ishte 1,7 për qind.