23 Dhjetor 2024

India importuesi më i madh i armëve

New Delhi, 15 mars - India u bë blerësi më i madh i armëve në botë, pasi e kaloi Kinën në vendin e parë, në listën e importuesve më të mëdhenj të armëve.

Gjatë periudhës prej vitit 2006 deri në vitin 2010, India ka blerë nëntë për qind të eksportit të përgjithshëm botëror të armëve. Kina ra në vendin e dytë me pjesëmarrje prej gjashtë për qind, por edhe me vazhdimin e ndërtimit të industrisë personale ushtarake.

Eksportues më i madh i armëve në botë janë SHBA-ja, prapa të cilës gjenden Rusia dhe Gjermania.

Buxheti vjetor për mbrojtje i Indisë arrin 32,5 miliardë dollarë dhe është më i madh për madje 40 për qind në krahasim me vitin 2009. Më shumë se 70 për qind e armëve indiane vjen nga importi kryesisht nga Rusia, thuajse katër të pestat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)