INDEP diskuton për ngritjen e çmimeve në treg dhe mbrojtjen e konsumatorit
Prishtinë, 4 nëntor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën 'Ngritja e çmimeve në treg dhe mbrojtja e konsumatorit’.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit 'PACT - Avokim Politikash dhe Ndërtim Koalicionesh për Mbrojtjen e Konsumatorit’, financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga INDEP.
Kjo tryezë do të moderohet nga Fatbardha Restelica, Asistente Hulumtuese në INDEP dhe si panelistë do të ketë: Zef Dedaj, Zv.Udhëheqës i Departamentit të Tregtisë në MINT, Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Berat Rukiqi, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Agim Shahini, Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Tryeza do të jetë e hapur për publikun si dhe paralelisht do të transmetohet në faqen zyrtare të INDEP.