Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit pësoi rënie për 0.3 për qind
Prishtinë, 6 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK k)a publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e dytë TM2 2017.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për -0.3% në TM2 2017, krahasuar me TM1 2017.
Rëniet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale -7.0%; këpucët -2.3 %; lëkura dhe artikujt e saj -2.2%; shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve -1.7%; artikujt e ndryshëm të prodhuar -1.1%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike -0.6%; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani
-0.3%; dhe produktet e industrive kimike -0.1%.
Rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektoreve te: produktet bimore 3.6%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 3.2%; tekstili dhe artikujt e tij 2.1%; artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 1.6%; vajrat ushqyese 1.6%; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës 1.0%; mjetet e transportit 0.8%; druri dhe artikujt e tij 0.7%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 0.4%; dhe letrat dhe artikujt e saj 0.3%.
Ndërkaq, krahasuar TM2 2017 me TM2 2016, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 4.1%.
Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore 14.5%; produktet minerale 10.4%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 10.4%; instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 5.6%; lëkura dhe artikujt prej saj 5.4%; shtazët e gjalla dhe proddhimet e tyre 4.1%; tekstili dhe artikujt prej tij 3.6%; artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit 2.8%; druri dhe artikujt prej tij 2.6%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 2.3%; vajrat ushqyese 1.8%; artikujt e ndryshëm të prodhuar 1.3%; mjetet e transportit 0.6%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 0.4%; dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 0.1%.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët -5.1%; letrat dhe artikujt prej saj -4.8%; dhe produktet e industrive kimike -0.6%.