22 Dhjetor 2024

Indeksi i shitjeve shënon rritje për 54 për qind

Prishtinë, 29 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, për tremujorin e tretë (TM3) 2021.

Indekset e treguesve për tregti, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje  për  54.55%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve pati rritje për 7.45%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM3 2020).

Indekset e treguesve për Transport, Magazinim dhe Postë, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 112.03%, kurse  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 31.15%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM3 2020).

Indekset e treguesve për Bar-Restorante, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 150.20%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 10.76%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (TM3 2020).

Indekset e treguesve për Informacion dhe Komunikacion, në TM3 2021, ishin: Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje për 27.58%, kurse Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje për 37.29%, krahasuar me TM3 2020.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)