22 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.3 për qind

Prishtinë, 5 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt (TM4) 2020.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.3% në TM4 2020, krahasuar TM3 2020.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.8%); prodhimi i metaleve (0.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.6%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (0.3%); dhe prodhimi i pijeve (0.1%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-9.1%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (-4.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.9%); prodhimi produkteve kimike (-0.9%); prodhimi i mobilieve (-0.5%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%); përpunimi i produkteve ushqimore (-0.3%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.3%).

Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me TM4 2019, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.2%.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4.4%); prodhimi i lëkurës dhe i produkteve prej saj (3.9%); prodhimi i produkteve kimike (2.9%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.5%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (2.1%); prodhimi i pajisjeve elektrike (2.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1.1%); nxjerrja e xehes së metalit (0.4%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (0.2%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i mobilieve (-5.0%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (-4.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-4.0%); prodhimi i metaleve (-2.9%); prodhimi i pijeve (-2.4%); prodhimi i letrës dhe i produkteve prej letrës (-1.5%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1.3%); dhe përpunimi i produkteve ushqimore (-0.4%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)