Indeksi i çmimeve të konsumit pësoi rënie për 0,3 për qind
Prishtinë, 6 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, sot publikoi Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin nëntor 2012.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë pësoi rënie për -0,3 për qind në muajin nëntor 2012, krahasuar me muajin tetor 2012. Nëntori i vitit 2011, krahasuar me muajin tetor 2011, kishte rënie për -0,1 për qind.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin nëntor 2012 me muajin nëntor 2011 ishte 3,5 për qind.
Nëntor 2012 - tetor 2012 -0,3 për qind, çmimet e konsumit në Kosovë pësuan rënie për -0,3 për qind në muajin nëntor 2012, krahasuar me muajin tetor 2012. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: Pemët (-3,9 për qind), perimet (-1,9 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal-(nafta dhe benzina) për (-2,1 për qind) që secila nëngrup ndikoj me -0,1 për qind në IÇK-it.
Ndërkaq, nëntor 2012 - nëntor 2011 3,5 për qind çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 3,5 për qind në muajin nëntor 2012, krahasuar me muajin nëntor 2011.
Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te nëngrupi: Perimet (13,2 për qind) me një ndikim prej 0,6 për qind. Buka dhe drithërat (5,3 për qind), rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera për (7,9 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,4 për qind. Duhani (7,8 për qind), gazetat, librat dhe materialet për zyra (18,7 për qind)-(ngritje e çmimit të gazetave) që secila nëngrup ndikoj me 0,3 për qind.
Mishi (2,2 për qind), qumështi, djathi dhe vezët (3,2 për qind), vajrat dhe yndyrat (12,4 për qind), pemët (9,6 për qind), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2,3 për qind)-(nafta dhe benzina) që secila nëngrup ndikoj me 0,2 për qind.
Veshja (1,7 për qind), këpucët (5,2 për qind), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (11,8 për qind), orenditë dhe aparaturat, qilimat dhe shtrojat tjera për dysheme (3,1 për qind), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (2,9 për qind), shërbimet hoteliere(1,7 për qind) që secila nëngrup ndikoj me 0,1 për qind. Si dhe te disa nëngrupe të konsumit me një ndikim të përbashkët prej 0,1 për qind në IÇK-it.
Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi: Pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit (-4,9 për qind)-(rënie e çmimeve për thirrje ndërkombëtare) me një ndikim prej -0,2 për qind në IÇK-it