21 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve të konsumit pësoi rënie për -0.2% në muajin shtator

Prishtinë, 11 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator 2022, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte (-0.2%) në muajin shtator 2022.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin gusht 2022.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (-13.0%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5.9%); shërbimet për transport (-4.7%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”; pemët (-3.2%); energjia elektrike (-1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.6 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (9.2%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (2.5%); perime (2.0%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%); bukë dhe drithëra (0.7%); mish (0.6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2022 me muajin shtator 2021 ishte 12.7%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.7% në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin shtator 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (60.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (49.7%); bukë dhe drithëra (33.5%); qumësht, djathë dhe vezë (25.8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.7%); gaz (23;9%); mish (22.3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (21.1%); kafe, çaj dhe kakao (17.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (16.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (16.2%); shërbime për transport (15.7%); shërbime hoteliere (14.2%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (13.3%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.9%); kujdes personal (8.3%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.3%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (6.7%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.4%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.2%); pajisje shtëpiake (5.9%); blerje e automjeteve (5.5%); duhan (5.4%); pije alkoolike (5.2%); produkte farmaceutike (4.9%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (4.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 13.0 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupi i COICOP-it: pemë (-6.8%); perime (-1.9%); energji elektrike (-1.4%), me një ndikim prej (-0.3 për qind) në IHÇK.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)