26 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.8 për qind

Prishtinë, 7 dhjetor - Agjencia e Statitsikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e tretë (TM3) 2017.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit në një mesatare prej 0.8% në TM3 2017, krahasuar me TM2 2017.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (6.7%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (3.7%); këpucët (2.2%); tekstili dhe artikujt e tij (2.0%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (1.3%); produktet minerale (1.1%); letrat dhe artikujt e saj (0.9%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.6%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.5%) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (0.5%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektoreve te: lëkura dhe artikujt e saj (-7.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.8%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-1.6%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-1.5%); vajrat ushqyese (-1.3%); produktet e industrive kimike (-0.2%); druri dhe artikujt e drurit (-0.1%) dhe mjetet e transportit (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2017 me TM3 2016,  çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 3.9%.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (18.6%); produktet minerale (10.4%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (10.4%); tekstili dhe artikujt prej tij (4.8%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (4.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (3.9%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (3.6%); druri dhe artikujt prej tij (3.2%); vajrat ushqyese (1.2%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.2%).
 
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj (-3.5%); letra dhe artikujt e saj (-3.3%); këpucët (-2.9%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.2%); produktet e industrive kimike (-0.9%); dhe mjetet e transportit (-0.7%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)