23 Dhjetor 2024

Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 2.2 për qind

Prishtinë, 7 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës ASK ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt të vitit 2018 TM4 2018.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 2.2 % në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj 14.0 %; shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre 8.5%; instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muziikore, dhe mekanizmat e orës 6.6%; prodhimet bimore 6.3%; prodhimet minerale 5.5%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 3.8%; artikujt e ndryshëm të prodhuar 3.8%; letra dhe artikujt e saj 2.4%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 1.3%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 1.3%; artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit 0.3%; prodhimet e industrive kimike 0.2%; druri dhe artikujt e tij 0.2%; dhe mjetet e transportit 0.1%.
 
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tij -3.6%; vajrat ushqyese -1.2%; këpucët -0.4%; dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani -0.4%.

Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.9%.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale 20.7%; lëkura dhe artikujt e saj 15.5%; plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre 7.2%; instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 6.9%; shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre 5.6%; druri dhe artikujt e tij 4.0%; artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit 3.3%; letra dhe artikujt e saj 2.5%; pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 2.4%; prodhimet e industrive kimike 2.1%; metalet bazë dhe artikujt e tyre 2.0%; mjetet e transportit 1.4%; artikujt e ndryshëm të prodhuar 0.7%.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: këpucët -10.1%; prodhimet bimore -8.6%; tekstili dhe artikujt e tij -7.2%; vajrat ushqyese -3.2% dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani -0.4%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)