10 Janar 2025

Importet shqiptare nga Serbia rreth 1 milard euro

Prishtinë, 5 janar - Në Kosovë importohen zyrtarisht diku 360 milionë euro mallra nga Serbia në vit, por në statistikat serbe figurojnë diku rreth 550 milionë euro.

Rreth 200 milionë euro mallra futen në të zezën, qoftë edhe përmes pikave doganore, por edhe përmes rrugëve jashtë pikave legale, duke i shkaktuar evasion të madh fiscal buxhetit të Republikës së Kosovës, ndërkaq që përfituesit janë biznese të fuqishme, të lidhura me politikën dhe të mbështetura nga zyrtarë të lartë qeveritarë.

Njohës të çështjeve të ekonomisë kanë dyshime se në Serbi ka linja të posaçme prodhimi vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, duke eksportuar në vendin tonë mallra me cilësi të dyshimtë, kërcënuese dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Shqiptarët e të gjitha trevave ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si duket janë të “varur” nga produktete “Made in Serbia”.

/Kosova Sot/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)