Importet e laptopëve të BE-së ariijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Bruksel, 23 tetor - Importet e laptopëve të Bashkimit Evropian (BE) në muajin prill arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shkak të punës ose studimit nga shtëpia mes pandemisë së koronavirusit.
Sipas departamentit të statistikave të bllokut evropian Eurostat, njerëzit po ashtu mbështeten në takime virtuale dhe video-biseda me miqtë dhe familjet gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave nga Eurostat, importet e laptopëve të BE-së në muajin prill arritën rreth 2,9 miliardë euro dhe pothuajse 16 miliardë euro gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 33,75 për qind në baza vjetore.
Sasia më e lartë e importeve të laptopëve në muajin prill dhe në shtatë muajt e parë të këtij viti u regjistrua në Holandë, Gjermani dhe Çeki.
Kina është burimi kryesor për importet e laptopëve të BE-së, duke siguruar 90 për qind të të gjitha importeve të laptopëve në vitin 2019 dhe 2020.
Importet e laptopëve të BE-së nga Kina shënuan një rritje prej 19 për qind, duke arritur në 14,4 miliardë euro në periudhën e shtatë muajve të parë të vitit 2020.