23 Dhjetor 2024

Idrizi: Duhet një treg i madh i shtatë milionë shqiptarëve

Tiranë, 22 mars - Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua me Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

“I shprehëm urimet e subjektit që ne përfaqësojmë për detyrën e re dhe në radhë të parë për qasjen pragmatike dhe shumë realiste që ai ka për bashkimin kombëtar si një bashkim ekonomik, duke i shtyrë dy qeveritë tona në iniciative direkte, realiste dhe që vërtet të bëjnë të mundur, larg folklorizmit, atë që gjithë shqiptarët dëshirojnë”, theksoi Idrizi.

“Ne kemi nevojë ta shohim veten tonë si një bashkim ekonomik, si një treg të madh të shtatë milionë shqiptarëve. Pacolli, edhe me eksperiencën e tij, po i shtyn të dy qeveritë tona që këtë ta shohin në mënyrë të strukturuar”, shtoi Idrizi.

Gjithashtu, theksoi z.Idrizi, i shpreha respektin z.Pacolli për gjithë punën që ka bërë për njohjen e Kosovës dhe besoj se zgjedhja e tij si president i Kosovës do t’i japë hov njohjeve të reja të Kosovës.

“Ndamë pikëpamjet e përbashkëta që Kosova ka nevojë të mbajë të gjallë memorien kolektive për krimet e ndodhura në shtetin e Kosovës, mbi qytetarët e Kosovës nga dhuna e Milosheviqit”, tha kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Ndërsa, Presidenti Behgjet Pacolli u shpreh: “Biseduam për gjendjen politike dhe ekonomike, për problemet që i mundojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Biseduam edhe për të drejtat e njeriut dhe ne tani kemi edhe mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare e cila e ndihmon kauzën tonë të madhe”.

“Biseduam për tregun e madh shqiptar, për të cilin unë kam insistuar që të jetë temë e bisedimeve. Kosova nuk do ta lë këtë iniciativë vetëm në fjalë, por do të fillojë punë intensive. Ne do të formojmë një grup, i cili do t’ia fillojë punës që nga tani dhe besoj se deri te takimi tjetër ne do të kemi rezultatet e para të formimit të një tregu të gjerë, që del jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë kufijve të Kosovës, por pse të mos përfshihen në këtë edhe bashkatdhetarët tanë edhe në Maqedoni edhe në Mal të Zi”, tha Presidenti Pacolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)