Hyn zyrtarisht në qarkullim bankënota e re 50 euro
Bruksel, 5 prill - Bankënota e re 50 euro, e cila ka një karakter nga mitologjia greke, hyri të martën zyrtarisht në qarkullim me ndryshime pas tri prerjeve të tjera, 5 euro, 10 euro dhe 20 euro.
Ajo ka përmirësuar karakteristikat e sigurisë për të penguar falsifikimin, është figura që kur të kthehet shënimi ndryshon ngjyrën.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) në maj 2013 ka zëvendësuar kartëmonedhat 5 euro, në shtator të vitit 2014 kartëmonedhat 10 euro, kurse në nëntor 2015 ato 20 euro.
Sipas BQE-së, në total do të lëshohen 5,4 miliardë euro me këto prerje të reja.
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, njoftoi se prerjet e reja 50 euro do të përdoren paralelisht me ato të vjetrat dhe tërheqja e 50 eurove të vjetra do të bëhet gradualisht, pa cenuar interesin e asnjë qytetari të eurozonës.
Ndërsa në fillim të vitit 2019 pritet të lëshohen në treg bankënotat e reja 100 dhe 200 euro.