06 Janar 2025

Hyn në fuqi marrëveshja për tregti të lirë mes Ukrainës dhe BE-së

Kiev, 1 janar - Marrëveshja për tregti të lirë në mes të Ukrainës dhe Bashkimit Europian, ka hyrë në fuqi sot ndërsa përkon me fillimin e embargos së vendosur nga Moska ndaj Kievit.

Marrëveshja e tregëtisë së lirë, e nënshkruar në qershor të vitit 2014, është pjesë e Marrëveshjes së gjerë të Asociimit të BE-së.

Komisioni Evropian, përmes një deklarate të lëshuar më 31 dhjetor, tha se marrëveshja do të kontribuoj në të mirë të ekonomisë ukrainase.

Ukraina, tregu i të cilit vend ka qenë tradicionalisht i orientuar kag Rusia, tashmë pritet të kthehet drejt tregut evropian dhe të përshtatet me standardet dhe rregullat e BE-së.

Rusia në vazhdimësi ka qenë kritike e kësaj marrëveshje.

Përpjekjet ruse dhe të presidentit pro-rus të Ukrainës për ta penguar këtë marrëveshje kanë çuar në protesta në Kiev me ç’rast është përmysur presidenti, është aneksuar gadishulli Krimea nga ana e Rusisë dhe ka vazhduar konflikti në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)