27 Dhjetor 2024

Hyn në fuqi importi, eksporti dhe tranziti i mbeturinave

Prishtinë 10 gusht - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (UD) për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për lëshimin e lejes për import, eksport dhe tranzit të mbeturinave në Republikën e Kosovës.

Në bazë të këtij UA, rregullohen procedurat e mbikqyrjes së qarkullimit ndëkufitar të mbeturinave në vendkalimet kufitare.

Qarkullimi ndërkufitar i mbeturinave të parrezikshme e cila eksportohet, importohet dhe kalon tranzit nga Kosova duhet të posedojë lejen nga Ministria e Mjedisit. Këto ngakresa duhet të shoqërohen me dokumentin për notifikim për qarkullim ndërkufitar të mbeturinave, të cilat mund të mirren në Ministri.

Ky UA gjithashtu parasheh që çdo ngarkesë e mbeturinave të rrezikshme e cila eksportohet, importohet dhe kalon tranzit nga Kosova duhet të pajiset me dokumentin shoqërues, sipas legjislacionit të BE’së dhe Oorganizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Këto dokumente duhet të plotësohen nga aplikuesi për leje dhe mirren në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)