Huruglica mohon se kanë hyrë mallra serbe në Jarinjë pa doganë
Prishtinë, 21 dhjetor - Drejtues të Doganave të Kosovës kanë mohuar se është lejuar hyrja e mallrave serbe në pikën kufitare në Jarinjë pa doganë.
Në një prononcim për Radio Kosovën, drejtori Naim Huruglica tha se mallrat janë lejuar të hyjnë por nuk do të lirohen nga taksat.
Ndërkohë, afaristët serbë kanë paralajmëruar sërish bllokadë të rrugëve për shkak të siç thuhet, problemeve të shumta pas zbatimit të marrëveshjes IBM, e që si rrjedhojë kanë ngritjen e çmimeve, si dhe mungesën e artikujve të ndryshëm në veri të Kosovës, pas kufizimmit të hyrjes pa doganë të mallrave me automjete që bartin peshë deri në 3 tonë e gjysmë.