29 Dhjetor 2024

Hungaria mund të vetë financohet në tregjet e saj

Budapest, 23 dhjetor - Hungaria mund të vetë-financohet në tregjet e saj dhe nuk do të ketë nevojë për një hua të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN), deklaroi sot ministri hungrez i Financave, Gyorgy Matolcsy.

"Qeveria nuk ka pasur asnjëherë nevojë për një hua, vetëm për disa masa sigurie", sqaroi ministri gjatë një interviste për të përditshmen hungareze ''Magyar Hirlap''.

Që prej nëntorit të vitit 2011, Hungria po përpiqet të marrë një lloj kredie prej 15 miliardë eurosh nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian.

Negociatat e para kanë nisur në korrik të këtij viti.

Qeveria hungareze ka përsëritur disa herë që vendi nuk kishte nevojë për një marrëveshje shpëtimi ekonomik, vetëm për masa sigurie financiare.

"Hungaria mund të arrijë vetëfinancimin përmes tregjeve të saj", përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)