Hungaria emeton 155 milion dollarë bono thesari në tregun kinez
Budapest, 15 prill - Hungaria ka emetuar 1 miliard yuan ose 155 milion dollarë amerikanë bono thesari në tregun kinez, duke u bërë i pari vend i Europës Qendrore dhe Lindore që i emeton ato në monedhën kineze, renminbi.
Afati i obligacioneve të huasë shtetërore është dyvjeçar dhe norma e interesit 6.25 për qind.
Kjo lëvizje komentohet si një përpjekje e qeverisë hungareze për menaxhimin e borxhit dhe pritet të ulë normën e interesit të tij si dhe pjesën e borxhit në monedhë të huaj, i cili është ulur nga 52 për qind në vitin 2011 në 35 për qind vitin e kaluar.
Këto obligacione do të mbulojnë një pjesë të borxhit, afati i të cilit skadon këtë vit.