07 Janar 2025

Hotel “Victory” do të shitet, uzurpatori jashtë garës

Prishtinë, 26 shtator - Uzurpatori Bedri Selmani ka humbur të gjitha betejat për ta mbajtur edhe më tej hotelin “Victory”.

Objekti që e ka adaptuar për hotel është nxjerrë në shitje nëpërmjet procesit të likuidimit.

Ndërmarrja shoqërore “Auto Prishtina”, pjesë e së cilës është hoteli “Victory”, do të shitet në njësi.

Selmani është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit, për shkak të mbajtjes në mënyrë të paligjshme të pronës shoqërore që nga viti 1999.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë edhe zëvendësministër dhe këshilltar i Hashim Thaçit, megjithatë po vazhdon të nxjerrë fitime nga ky hotel.  

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)