Hong Kongu, tregu i 3 në botë për tërheqjen e investimeve të huaja
Këtë e shpalli Konferenca e OKB-së për Tregti dhe Zhvillim më 27 korrik, kur publikoi "raportin e investimeve botërore 2011".
Në renditjen aziatike, për 13 vjet radhazi, Hong-Kongu është renditur si tregu i 2-të që ka tërhequr më shumë investime të huaja direkte. Tregu i parë është pjesa kontinentale e Kinës.
Në vitin 2010, Hong-Kongu kishte tërhequr investime të huaja në vlerën e 68.9 miliardë dollarëve, shifër kjo 31.5% më shumë se në vitin 2009.