Honda dhe Toyota tërheqin 1,3 milionë makina nga tregu kinez
Pekin, 24 shkurt - Dy kompanitë e mëdha automobilistike të Japonisë, Honda dhe Toyota, kanë tërhequr nga tregu kinez 1.348.778 automjete me efekte në airbag dhe kolltukët e pasm.
Autoriteti shtetëror kinez për kontrollin e cilësisë njoftoi se nga tregu janë tërhequr 533.350 automobila të Honda-s, modeli CR-V, të cilat janë prodhuar në periudhën prill 2006 korrik 2012 për shkak të defektit në airbag-ët.
Gjithashtu nga tregu kinez janë tërhequr për të njëjtën defekt edhe 382 mijë e 90 automjete prodhim i viteve 2011-2015, ku bëjnë pjesë modelet Fit, City dhe Everus.
Kurse nga Toyota janë mbledhur 433 mijë e 338 automjete të modelit RAV4 për një defekt në kolltukun e pasmë.
Të dyja kompanitë kanë bërë të ditur se pjesët problematike në automjetet e tërhequra nga tregu do ti ndërrojnë pa pagesë.