HIB Petrol: nuk mbajmë përgjegjësi për rezervarët që nuk i menaxhojmë

Prishtinë, 18 mars - Kompania HIB Petrol edhe një herë informon opinionin publik se absolutisht nuk mban përgjegjësi për cilësinë e produkteve të cilave iu janë bërë analizat të pala pranuese dhe jo te rezervuarët e kompanisë furnizuese, në këtë rast nesh, për cgjë kërkohet maturi në deklarimet e pamatura, të cilat vazhdojnë të dëmtojnë imazhin e kompanisë.
Të rikujtojmë se akuzat fillestare që dolën të jenë të pabaza së pari për naftë kancerogjene, e që vetëm tash u ndryshuan dhe u bënë për ato që po quhen mashtrime ekonomike, kanë prapa qëllime me prapavijë të caktuar, e cila fatkeqësisht e bën viktimë kompaninë HIB Petrol.
Çdo furnizim në të gjitha shkollat e Prishtinës në bazë të kontratës me numër 616 11 149 111 për furnizim me naftë për ngrohje dhe gjenerator është pranuar nga komisioni zyrtar i Komunës së Prishtinës. Komuna e Prishtinës është përgjegjës për rezervuarët e tyre. HIB Petrol nuk mund të mbajë përgjegjësi për rezervuarët, të cilët nuk kanë asnjë lloj sigurie apo mirëmbajtje, gjë që e kemi ngritur te organet e komunës me letër zyrtare që para 4 vjetësh.
Kompania HIB Petrol në momentin që është akuzuar pa bazë nga qarqe të caktuara me qëllime të caktuara, e ka ngritur me vetiniciativë çështjen në organin kompetent, e cila ka filluar hetimet. Ky organ ka bërë verifikimin e rezervarëve të HIB Petrol, dhe i bëjmë thirrje këtij organi që të informojë këto qarqe me ato gjetje.
Akuzat e pa baza dhe të vazhdueshme ndaj një kompanie, e cila kontribuon me qindra vende pune, me kontribut në buxhet e shumë fusha të tjera, e dëmton rëndë sektorin privat në Kosovë dhe si rezultat edhe ekonominë e vendit.
Kompania HIB Petrol gjatë gjithë kësaj fushate ka ndjekur vetëm rrugët institucionale, me transparencë të plotë, dhe është e vendosur në shkuarjen deri në fund të këtyre akuzave të pabazuara dhe qëllimkeqe.