10 Janar 2025

HIB Petrol ka paditur Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 9 qershor - HIB Petrol njofton opinionin publik se në fillim të javës së kaluar ka deponuar në Gjykatën Themelore një padi ndaj Komunës së Prishtinës, për kompensimin e dëmit të madh material dhe jomaterial të shkaktuar nga fushata denigruese ndaj kompanisë me shkëputjen e paligjshme të kontratës, me aferën e ashtuquajtur “naftë kancerogjene”.

HIB Petrol qëllimisht kishte vendosur që padinë ndaj Komunës së Prishtinës të mos e bëjë publike deri pas përfundimit të fushatës zgjedhore, duke mos dashur që e njëjta në asnjë mënyrë të mos bëhet pjesë e debateve parazgjedhore dhe ta dëmtojë në ndonjë formë subjektin politik që udhëheq me kryeqytetin.

HIB Petrol mbetet me shpresë se organet e gjyqësisë do ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa ndikime politike, në një afat optimal, në mënyrë që të qartësohet një herë e përgjithmonë situata e krijuar.

Gjithashtu, HIB Petrol u bën thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë, në pushtet dhe në opozitë, që të presin fjalën e gjyqësorit dhe të mos e bëjnë kompaninë pjesë të debateve të tyre, as në kontekstin pozitiv e as në atë negativ.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)