09 Janar 2025

Heqja e akcizës në kafe dëmtoi miliona euro buxhetin

Prishtinë, 20 qershor - Që nga data 15 korrik 2010 në Kosovë është hequr akciza për import të kafesë. Më herët, taksa e akcizës për kafenë e papjekur ka qenë 30 centë për kilogram, ndërsa për kafenë e pjekur 60 centë për kilogram.

\"Kur dihet mirë se cila kompani importon kafe, atëherë vetëkuptohet që ka një lidhje të ngushtë në mes qeverisë së kaluar dhe atyre. Unë mendoj që ka një ndërlidhje dhe se kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë atë traditë që la qeveria e mëparshme.\"

\"Të ketë gruri taksa dhe të mos ketë kafeja, kjo gjë është shumë e çuditshme! Unë mendoj se këtu gjërat nuk janë aspak në rregull dhe duhet të rishikohen urgjentisht nga qeveria\", është shprehur deputeti Adem Salihaj 

Aktualisht Dogana nuk ofron të dhëna rreth statistikave të importit të kafesë së pjekur dhe të papjekur dhe vlerave të tyre, por referuar shifrave që janë bërë më herët publike, rezulton që buxheti i shtetit me heqjen e akcizës të jetë i dëmtuar përreth dy milionë euro në vit.

Duke llogaritur kështu sasinë prej 3.5 milionë kg të kafesë së papjekur që është importuar në vitin 2007 dhe për të cilën është paguar normë akcize prej mbi 1 milion euro dhe 7.6 milionë kg të importuar në vitin 2013 pa paguar asnjë lloj takse rezulton se buxheti i shtetit është dëmtuar rreth 2 milionë euro në vit.

Sipas deputetëve, ekspertëve dhe njohësve të çështjeve ekonomike gjithçka është bërë për të favorizuar monopolin te kompanitë e preferuara të pushtetit, e më së shumti kompaninë \"Devolli Corporation\".

Në fakt, heqja e akcizës së kafesë është një përgjegjësi e qeverisjes së mëhershme, por edhe qeverisë aktuale duket se po i shijon situata e rrënimit të buxhetit të shtetit.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)