07 Janar 2025

Henkel tërheq produktin e toaletit nga Ukraina

Kievë, 13 gusht - Kompania gjermane Henkel ka tërhequr një sprej aromatik nga Ukraina, pas ankesave të konsumatorëve se produkti për toalet mban ngjyrat që i ngjajnë flamurit kombëtar të Ukrainës.

Përmes deklaratës në Facebook, Henkel ka thënë se ndjen keqardhje nëse njerëzit janë ndjerë të ofenduar me dizajnin.

Kompania ka shpjeguar se ngjyra e kaltërt ka simbolizuar ujin dhe hugjienën, ndërsa e verdha aromën e limonit.

Henkel, megjithatë, ka thënë se merr shumë seriozisht shqetësimet e konsumatorëve dhe ka vendosur që menjëherë të ndalojë furnizimin e Ukrainës me BrefDuo.

Kompania po ashtu ka ndaluar reklamat në televizion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)