29 Dhjetor 2024

Haradinaj, mbështet taksistët

Prishtinë, 11 janar - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, takoi te premten mbi 100 përfaqësues të kompanive të taksive të Prishtinës.

Ai bashkëbisedoi me ta për shqetësimet, problemet dhe çështje të tjera që e karakterizojnë punën dhe përditshmërinë e këtij sektori të vendit.

Pasi evidentoi kërkesat dhe të pazgjidhurat e shumta të përfaqësuesve të këtij komuniteti të biznesit në Kosovë, kryetari Haradinaj u premtoi atyre angazhim dhe mbështetje në punën e tyre.

Ai i falënderoi taksistët e Kosovës, për vizitën dhe, gjithashtu, duke iu referuar statistikave, e konsideroi si shembull të mirë punën e tyre dhe pasqyrën që ata e ndërtojnë për vendin dhe kulturën tonë në sy të të tjerëve, duke bërë që komuniteti dhe shërbimet e taksive të Kosovës, të jenë ndër të renditurit lartë në Evropë, krahas vendeve të tjera, për kah cilësia dhe korrektësia në punën e tyre.

“Pamja e parë e shtetit dhe reflektimi i një pjese të kulturës së një vendi transmetohet përmes shërbimeve që ju ofroni për vizitorët e vendit. Ju jeni pasqyra e parë e vendit tonë, për një vizitor të huaj, pasagjer tuajin”, tha Haradinaj.

“Jam në dijeni për vështirësitë dhe problemet me të cilat ju ballafaqoheni, mirëpo po ashtu më gëzon fakti që taksistët e Kosovës janë shembull i mirë i sjelljes me klientë”, theksoi ai.

“Në momentin ku do të marrë përgjegjësi, ashtu siç kam thënë më herët, do të flas me punë dhe do të angazhohem fuqishëm që secili sektor privat dhe, ju po ashtu, t’i keni të gjitha kushtet sa më të mira për punë”, ka thënë kryetari Haradinaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)