Hapet tregu i automjeteve në Mitrovicë
Mitrovicë, 26 mars - Që nga dita e nesërme edhe Mitrovica do të ketë Tregun për automjete.
Sipas Koordinatorit të Tregut në Mitrvovicë, Nexhat Dedia, ky treg është i pajisur me infrastructurë të nevojshme dhe do ti plotësoj kërkesat e qytetarëve të Mitrovicës për një veprimtari të tillë.
Kam knaqësinë që ti njoftoj të gjithë qytetarët se nga data 27.03.2012, ditë e martë, do të filloj punën Tregu i Automjeteve në Mitrovicë, dhe ju ofron të gjitha kushtet për një veprimtari të tillë deklaron Nexhat Dedia.
Ai njofton se tregu është i shtruar në kubëza, dhe është i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe ka siguri të përhershme.
Tregu do të punoj në lokacionin e Tregut të bagëtive në fshatin Frashër çdo të martë. Dita e parë e tregut është pa pagesë.