20 Prill 2025

Hapet qendra për regjistrim të biznesit në Fushë- Kosovë

Prishtinë, 18 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Fushë – Kosovës, Burim Berisha, hapën qendrën për regjistrim të biznesit, duke e bërë hapjen e 26-të të këtyre qendrave në gjithë Kosovën.

Ministrja Kusari – Lila tha se reformat për përmirësimin e ambientit për të bërë biznes pret të reflektohen në raportin e Bankës Botërore për të bërë biznes.

“Ne kemi ndërmarrë një mori reformash të cilat jam e sigurt që do ta nxjerrin Kosovën në një pozitë më të mirë në raportin e Bankës Botërore, por ne nuk do të kënaqemi me kaq. Reformat po vazhdojnë dhe do të jenë pjesë e agjendës tonë deri sa Kosova të jetë një nga vendet top reformatore për të bërit biznes”, - tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se hapja e kësaj qendre do t’ua lehtësojë bizneseve nga kjo komunë punën, duke marrë parasysh që të gjitha shërbimet për biznes mund të merren nga kjo qendër.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës tha se ndjehet i lumtur që tashmë bizneset nga komuna që ai drejton do ta kenë më të lehtë regjistrimin dhe marrjen e informatave të nevojshme: Ne kemi shpreh gatishmëri dhe bashkëpunim për hapjen e kësaj qendre.

“E falënderojmë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Bankën Botërore për pajisjet që na janë ofruar si dhe trajnimin e stafit”– theksoi kryetari Berisha, duke përfunduar se nga sot bizneset nga kjo komunë nuk kanë më nevojë të shkojnë në komuna tjera dhe se çdo gjë është gati për nisjen e punës këtu.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të punojë në përmirësimin e mëtejmë të ambientit për të bërë biznes.

Në vitin 2011 në komunën e Fushë-Kosovës janë regjistruar 192 biznese, ndërsa këtë vit u regjistruan 188.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)