10 Janar 2025

Hapet Qendra Botërore e Tregtisë në New York

New York, 3 nëntor - Hapet Qendra Botërore e Tregtisë në New York, 13 vjet pas sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat më 11 shtator 2001 goditën dhe shkatërruan ‘Kullat binjake’.

Sot kompani botërore, kanë filluar punën në ndërtesën 104-katëshe të quajtur ‘Freedom Tower’  Kulla e Lirsë, adresa e së cilës është Qendra Botërore e Tregtisë 1.

Kulla e Lirisë, është ndërtesa më e lartë në New York, e cila zëvendëson ‘Kullat Binjake’, të cilat u sulmuan nga avionët e rrëmbyer prej terroristëve me ç’rast kanë vdekur më shumë se 2,700 persona.

Kulla e Lirisë, është 104 katëshe, 541 metra e lartë, një lartësi e zgjedhur posaçërisht për të simbolizuar lirinë, dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.9 miliard dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)