Hapet panairi rajonal “Panairi i Gjilanit 2018”
Ky panair është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, si dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.
Janë më shumë se 120 biznese që kanë konfirmuar pjesëmarrjen prej te cilave me shumë se 40 biznese nga Shqipëria, 6 biznese nga Maqedonia, 3 biznese nga Mali i Zi, 1 nga Turqia dhe me shume se 65 biznese nga Kosova.
Këto biznese kryesisht ushtrojnë veprimtari prodhuese, artizanale, shërbime, prodhim i ambalazhit, përpunim i drurit dhe të agrikulturës të cilat gjatë panairit do t’i promovojnë dhe do të bëjnë shitjen e produkteve të tyre.
Panairi i Gjilanit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet sipërmarrësve nga rajoni si dhe inkurajon konkurueshmërinë e NVM-ve të cilat konsiderohen si shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Ai gjithashtu, ofron mundësinë për të promovuar bizneset, pasi do të ketë një gamë të gjerë sektorësh, përfshirë këtu sektorin e bujqësisë dhe industrisë ushqimore, hortikulturës, frutave të malit, bimëve medicinale, artizanale etj.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Turqia do të kenë mundësi për të ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre vendore.
Ky panair, i pari në llojin e vet, do të ketë edhe një hapësirë për grupe artistike dhe sportive, në mënyrë që të bëhet sa më tërheqës, jo vetëm për banorrët e Gjilanit por për të gjithë qytetarët që do e vizitojnë atë.