17 Maj 2024

Hapet Panairi i Punës

Prishtinë, 8 maj - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me shoqatën e Teknologjisë Informative, STIKK, dhe me sponzorizimin e Meridian Corporation dhe EcoTrade kanë hapur Panairin e Punës. 

Rreth 15 kompani kanë hapur sot aplikacionet për punësim, në panairin e punës organizuar në Prishtinë nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Shoqata Kosovare e Teknologjisë Informative dhe të Komunikacionit.

Nga këto aplikime do të punësohen 130 persona në sektorë të ndryshëm. Presidenti i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës Errlod Belegu, theksoi se nuk ka biznes në Kosovë i cili nuk ka nevojë për një kuadër të mirë.

“Ju të cilët aplikoni sot për punë duhet të shikoni mundësinë cfarë është ajo dhe duhet të përgatiteni për sfida. Bizneset në Ksovë nuk kërkojnë vetëm të punësojnë për ti plotësuar numrat, natyrisht ato për Kosovën janë shumë të rëndësishme, por bizneset në Kosovë kërkojnë kuadro kualitive”, u shpreh Belegu

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)