22 Dhjetor 2024

Hapet panairi i përgjithshëm ndërkombëtarë “Prishtina 2010”

Prishtinë, 2 qershor - Oda Ekonomike hapi sot Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtarë “Prishtina 2010”. Në këtë Panair, prodhimet e veta do t’i ekspozojnë afro 100 kompani.

Përveç kompanive vendore, në panair marrin pjesë edhe kompanitë nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia si dhe përfaqësitë e kompanive nga vendet perëndimore. Panairi mbahet në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

Kryeministri Thaçi tha se ky panair është një rast i mirë që kompanitë vendore e ndërkombëtare të njihen mes vete.

Ky panair sipas tij parqet një rast jashtëzakonisht të volitshëm për kompanitë e bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, që përmes komunikimit të drejtpërdrejt të njihen me prodhimet e njëri-tjetrit dhe të vendosin urat e bashkëpunimit.

Prania e kompanive dhe bizneseve të shumta nga Kosova dhe vendet tjera, sipas Thaçit është një dëshmi e qartë se tregu i Kosovës nuk njeh kufij dhe është i hapur për të gjithë individët dhe kompanitë e interesuara.

"Edhe ky panair është një vendtakim ku ju si pjesëmarrës dhe mysafirë, jo vetëm që do të ekspozoni mallrat tuaja, por edhe do të vendosni kontakte bashkëpunimi me njëri-tjetrin, duke hapur në këtë mënyrë mundësi të reja të afarizmit të përbashkët”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar me tutje se zhvillimi i bizneseve dhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe parave, kanë si rezultat jo vetëm krijimin e profiteve për kompanitë e ndryshme, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe kjo është e domosdoshme për qytetarët e Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të ndërtojë një ambient sa më të përshtatshëm për veprimtaritë biznesore. Që në ditët e para të mandatit të Qeverisë, kemi filluar me reformimin e politikave fiskale dhe tatimore, duke i bërë ato më atraktive për investitorët vendorë dhe të huaj", është shprehur Thaçi.

Ndërkaq, Safet Gërxhaliu, Kryetar i OEK-ut, tha se Kosova ka nevojë për eksperiencën e vendeve të zhvilluara dhe importimin e filozofisë moderne të zhvillimit evropian. Panairet, tha Gërxhaliu, janë rast i artë për rreshtimin e kompnaive tona me trendet botërore.

 Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu theksoi se Kosova si shtet më i ri në botë dhe me një ekonomi të brishtë dhe në zhvillim ka nevojë madhore jo  vetëm për investime dhe kapital të huaj, por ka nevojë jetike për eksperiencën ekonomike të vendeve të zhvilluara.

Gërxhaliu me këtë rast theksoi se OEK-u është I bindur se  këto dy proces duhet të gërshetohen dhe të jenë dy anë të një medalje të njëjtë e cila quhet: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit dhe inkuadrimi i tij në rrjedhat moderne ekonomike.   

“Panairet sikur ky përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për takim mes Kosovës dhe botës në rrafshin ekonomik, për shkëmbim idesh dhe identifikimin e fushave për bashkëpunim, për gjetjen e gjuhës së përbashkët mes kompanive vendore dhe ndërkombëtare dhe nxitjen e kooperimit mes tyre”, tha Gërxhaliu.

Kryetari I OEK-ut tha se Panairet sikur ky përbëjnë një mundësi të artë për rreshtimin e kompanive tona me trende botërore dhe se Oda Ekonomike i mban përherë dyer të hapura për nisma të tilla dhe synon të investoj të gjitha potencialet e saj për të bërë atraktive hyrjen e kapitalit, teknologjive të reja, përvojës dhe dijës ekonomike nga bota në Kosovë.

“Qëllimi jonë është shumë i qartë: synojmë që ekonominë e Kosovës të bëjmë konkurrente në rrafshin rajonal dhe kompatibile me konditat evropiane. Një qasje të tillë – dhe këtë dua të theksoj në mënyrë të veçantë - shpesh e ka sjell Odën në pozitë  që të adresoj kritika konstruktive në adresë të Qeverisë lidhur me vendime dhe performanca ekonomike. Sa kanë qenë të qëlluara këto kritika, do të tregoj koha”.

Duke iu falënderuar kryeministrit për pjesëmarrje në ceremoninë e hapjes së Panairit, Gërxhaliu theksoi se vetë fakti që kryeministri Thaçi është i pranishëm në këtë manifestim tregon se ai dhe qeveria e tij e konsiderojnë Odën ekonomike si partner, ndërsa shkëmbimin e ideve mes neve si një proces legjitim, madje edhe kur nuk pajtohemi.

“:Me praninë e tij, ai ka treguar se bërja e Kosovës evropiane është qëllimi i jonë i përbashkët dhe për këtë arsye i falënderoj veçanërisht për pjesëmarrje”

Ndryshe në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar – Prishtina 2010 përveç kompanive nga vendi marrin pjesë edhe kompani nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)