22 Dhjetor 2024

Hapet panairi i përgjithshëm ndërkombëtar Prishtina 2010

Prishtinë, 2 qershor - Oda Ekonomike e Kosovës sot organizon hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2010.

Ne hapje të panairit është paralajmëruar pjesëmarrja e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga vendi.

Në këtë Panair, më të madhin që organizohet në Kosovë, prodhimet e veta do ti ekspozojnë afro 100 kompani.

Përveç kompanive vendore në Panair marrin pjesë edhe kompanitë nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia si dhe përfaqësitë e kompanive nga vendet perëndimore.

Hapja solemne e Panairit do të behët në ora 11:00.

Sikurse edhe viteve të mëparshme edhe sivjet Panairi mbahet në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, në Qendrën e numërimit te votave të KQZ-së, përball Hipermarketit Maksi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)