25 Dhjetor 2024

Hapet panairi i patundshmërive RealEx Prishtina 2012

Prishtinë, 1 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot ka hapur Panairin dhe Konferencën Ndërkombëtare e patundshmërive  RealEx Prishtina 2012, në të cilin panair marrin pjesë  liderët rajonal të zhvillimit të sektorit të pasurive të patundshme.

Me këtë rast Ministri Beqaj ka pohuar se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për të eliminuar barrierat e mundshme në mënyrë që Kosova të shëndrrohet në një shtet joshës për investitorët përfshirë këtu edhe fushën e ndërtimtarisë.

"Qeveria e Kosovës është tërësisht e angazhuar në garantimin e të gjitha reformave që stimulojnë zhvillimin e sektorit privat, ku pa dyshim që zhvillim i sektorit të ndërtueshmërisë dhe patundshmërisë është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë ministri Beqaj.

Ai më tej ka shtuar se organizimi i Panairit dhe Konferencës Ndërkombëtare të Patundshmërisë është një mundësi unike për të sjellë pranë të gjithë akterët kyç të këtij sektori si kompanitë ndërtuese, investitorët potencial siç janë Bankat, agjencionet e patundshmërive dhe Qeverinë e Kosovës si rregullatorin e këtij sektori.

”Jam i sigurt së gjatë këtij evenimenti do të mund të krijohen lidhjet e nevojshme ndërmjet këtyre akterëve, që do të mund të sjellin lindjen e projekteve të rëndësishme për vetë sipërmarrësit, por edhe për zhvillimi ekonomik të Kosovës” ka thënë ministri Beqaj.

Ndërsa Arben Jusufi drejtor gjeneral i “Leoron Group” njëherit  organizator i Panairit tha se Panairi do të ofrojë  mundësi të mira që akterët e fushës së patundshmërive të komunikojnë mes vete nga i cili komunikim pret të dalin edhe projekte konkrete.    


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)