Hapet panairi i parë i prodhimeve turke
Prishtinë, 9 nëntor - Sot në Pallatin e Rinisë u bë hapja solemne e panairit të parë të prodhimeve turke që do të mbahet nga 09-12 nëntor 2010.
Panairi organizohet nga Oda Ekonomike e Stambollit dhe Qeveria Turke, ndërsa partner implementues i panairit është CEO-Congress & Event Organization nga Prishtina.
Përfaqësues i Odës Ekonomike të Stambollit, Muhamed Yenel ka thënë ideali i Kosovës dhe Turqisë është i përbashkët, Bashkimi Evropian. Sipas tij Kosova sot sikurse sot Turqia, ka shprehur idealin që të jetë në Bashkimin Evropian, duke u njohur nga shumica e shteteve evropiane edhe zyrtarisht.
Yenel ka shprehur gatishmërinë që Oda Ekonomike e Stambollit të ndihmojë Kosovën në zhvillimin ekonomik.
Ai ka shtuar se Turqia është në vendin e gjashtë në Evropë me ekonomi më të zhvilluar, dhe sipas tij zhvillimi i ekonomisë bëhet përmes gjeneratës së re, ku mund të hyjnë në konkurrencë edhe me shtete evropiane.
Yenel ka theksuar se Turqia sikurse edhe Kosova është një shtet evropian dhe është e vendosur që t'i afrohet vendeve evropiane, duke shkëmbyer bashkëpunime dhe sukseset për një ekonomi të zhvilluar.
Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë në Kosovë, Metin Husrev Unler ka thënë se marrëdhëniet historike mes Turqisë dhe Kosovës tregojnë rrënjët e forta të miqësisë.
Ai ka shtuar se Turqia e ka mbështetur Kosovën përpara dhe do të kontribuon edhe në ardhmen, për rritjen e mirëqenies së popullit, duke shtuar se investitorët e Turqisë kanë ndikuar më së shumti në ekonominë e Kosovës.
Ndërkaq ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagxhillar ka deklaruar se miqësia e Kosovës dhe Turqisë ekziston që një kohë gjatë, por ka premtuar se ky bashkëpunim do të rritet edhe më shumë.
Dhoma Tregtare e Stambollit ka si qёllim qё afaristёt Kosovarё tё cilёt kohёt e fundit kanё filluar tё dallohen nga ata tё vendeve tё tjera tё ish bllokut tё Evropёs Lindore dhe tiu japi atyre mundёsinё qё tё lidhen me vёllezёrit Turq.
Kjo ekspozitё ka rёndёsi tё madhe pёr hapjen dhe zvillimin e ekonomisё sё Kosovёs, e cila ka filluar tё rindёrtohet dhe tё riorganizohet.
Ekspozita e Prodhimeve Turke do tё rrije e hapur pёr katёr ditё nga ora 10.00 deri nё orёn 18.00 dhe nё kёtё ekspozitё do tё hapin stenda 70 firma Turke dhe do tё ekspozohen prodhime tё ndryshme duke filluar nga sektori i otomotivit, mobilyeve, objekteve pёr dhurata, kimikateve, prodhime kozmetike, gjёra plastike dhe prodhime ushqimore.
Ekspozita ka si qёllim jo vetёm zhvillimin e marrёdhёnieve ekonomike dhe tregtare por edhe ato sosjo-kulturore.
Çdo ditё nё orёt 11.00, 13.00, 15.00 dhe 17.00 do dё bёhen shfaqe nga folklori Turk. Nё ekspozitё vizituesit do tё njihen me ushqime tё ndryshme sipas shijes Turke.